E martë, Prill 7, 2026
Ballina Aktualitet Pas debatit me Luizin, Olta shpërthen në lot dhe kërkon të largohet...

Pas debatit me Luizin, Olta shpërthen në lot dhe kërkon të largohet nga BBV

0
1856

‘Dua të largohem’– është deklarata e dëgjuar disa herë nga banorët në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Pas Armaldos dhe Ermionës, edhe Olta duket se po dorëzohet, lodhet e po ngarkohet nga loja.

Mëngjesin e sotëm, aktorja e njohur shpërtheu në të qara. Teksa qëndronte e ulur në shtrat, Olta, e vetme, filloi të fliste dhe të tregonte ndjesitë që kishte.

‘Dua të iki në shpi. Jam shumë e lodhur. Jam shumë e ngarkuar, nuk di më çfarë po bëj. Do prish çdo gjë’- thotë Olta ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga ‘I’m coming home’.

Mbrëmja e sotme është e rëndësishme për Oltën pasi ajo do duhet të marrë një vendim të rëndësishëm. Prej disa ditësh në shtëpi ndodhet një zarf i kuq, i cili mban emrin e saj sipër.

Gjatë ‘Prime’ do mësojmë se ç’është shkruar për të e nëse do ketë fuqi mbi nominimet, ashtu siç është aluduar nga banorë të ndryshëm. P.s- Zarfi është për Oltën pasi skuadra e saj fitoi sfidën me litar kundër skuadrës së Luizit.

Zjarr Tv Ad