E hënë, Prill 6, 2026
Ballina Aktualitet Pas Facebook vjen “kutia me ngjyra”, njihuni me krijimin më të ri...

Pas Facebook vjen “kutia me ngjyra”, njihuni me krijimin më të ri të Zuckerberg

0
28

Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, gjeniu Mark Zuckerberg ka ndërtuar së fundmi një kuti me ngjyra të ndezura që i vjen në ndihmë gruas së tij, Priscilla.
Kjo kuti ndihmon bashkëshorten të flejë më mirë gjatë natës teksa kujdeset për fëmijët e tyre. Gjeniu i teknologjisë dixhitale e ka prezantuar në faqen e tij zyrtare të Facebook dhe Instagram, shpikjen e tij të fundit.
Por si funksionon kjo shpikje?
Sipërmarrësi miliarder i teknologjisë në një postim në rrjetet sociale shpjegon:
“Kutia e gjumit” ka veti të lëshojë një dritë shumë të zbehur mes orës 6 dhe 7 të mëngjesit, orar në të cilin zgjohen edhe vajzat e tyre të vogla. Një ndër të veçantat e kutisë është se nuk tregon orën pasi kjo gjë do t’i prishte gjumin bashkëshortes së tij por në të njëjtën kohë do t’i shkaktonte edhe stres.”
Ai shtoi:
“Meqë “gjeniu” nuk tregon kohën, nëse ajo zgjohet në mes të natës, ajo e di që mund të kthehet përsëri të flejë pa u shqetësuar për orën, deri tani, kjo ka funksionuar më mirë se prisja dhe Priscilla tani mund të flejë gjatë natës”.
Mark Zuckerberg e quan pajisjen “Genius” dhe bëri me dije se miqtë e tij e kanë mbështetur këtë shpikje të tij.
Madje ai ka theksuar se nëse ndonjë sipërmarrës ka ndërmend ta hedhë në treg pajisjen e tij, ai është i gatshëm të bashkëpunojë.

Zjarr Tv Ad