Pas letrës publike nga AMT, Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha zhvendosin koncertin, ja ku do të mbahet

0
275

Koncerti që do të mbahej sot nga artistët e mirënjohur, Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha pranë sheshit të Teatrit Kombëtar është anuluar dhe pritet të zhvillohet te “Reja”.

Ky vendim ka ardhur pas letrës publike drejtuar dy artistëve nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit të cilët e cilësuan koncertin si një provokim dhe i kërkuan të qëndronin larg filozofisë “hidh valle në skenën e krimit”.

Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha pritet që sot të mbajnë një koncert me rastin e Pavarësisë së SHBA.

Më herët ky koncert ishte planifikuar për tu zhvilluar në sheshin pas Ministrisë së Brendshme, vend i cili përkon edhe me  sheshin e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb një vit më parë me pretendimin për t’u ndërtuar një tjetër i ri.

Zjarr Tv Ad