Pas raportit të KE, Rama mbledh ministrat dhe deputetët në selinë e PS

0
138

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim ministrat dhe deputetet. Takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste, ndërsa nuk ka detaje.

Ky takim vjen pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku kërkohet hapja e negociatave.

Komisioni ka vlerësuar pozitivisht përparimin e vendit. Në dokumentin e siguruar nga Ora News thuhet se Shqipëria ka rritur përpjekjet dhe ka treguar rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore.

Zjarr Tv Ad