Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”, ku shtetasi O. S., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e kësaj ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit, nën kujdesin e mjekëve.



