PD: Anti-KÇK të nisë fillimisht me mikun e Taulant Ballës

0
66

Partia Demokratike ka kërkuar që anti-KÇK-ja e Edi Ramës të nisë punën me mikun e Taulant Ballës, traf ikantin Edmond Bego. ‘Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, traf ikantit ndërkombëtar të dro gës, Edmond Bego. Ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi 14 milionë euro tendera publikë’, tha gjatë një deklarate për mediat ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj:

Edi Rama paralajmëroi me bujë se sot do të niste goditja e madhe kundër kri mit të organizuar, duke goditur pasuritë e paligjshme të tij. Asgjë nuk ka për të bërë përtej propagandës, sepse pushteti i Edi Ramës varet nga kri mi i organizuar, nga traf ikantët e dënuar për tra fik ndërkombëtar dro ge, nga vra sësit dhe kri minelët më të rrezikshëm të vendit, që blejnë dhe sigurojnë vota për pushtetin e tij. Në qeverinë e Edi Ramës kri mi u bë pjesë e politikës. Kri minelët u bënë deputetë, u bënë kryebashkiakë. Në rastet kur ata nuk hynë në politikë drejtpërsëdrejti, kri minelët krijuan lidhjet me pushtetin e Edi Ramës dhe u bënë biznesmenë të fuqishëm, duke marrë fonde publike nga tenderat korruptive të qeverisë së tij. Luf ta kundër kri mit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të të mbuluar bashkëqeverisjen e tij me krimin.

Nëse nuk do të ishte kështu, traf ikanti ndërkombëtar i dro gës Edmond Bego nuk do të kishte marrë nga qeveria e korr uptuar e Edi Ramës tendera, leje dhe licenca.  Që kur lidhi miqësi me Taulant Ballën, numrin 2 të Partisë Socialite, Edmond Bego ka marrë 14 milionë euro para publike, në shkelje të ligjit të prokurimit publik, i cili përjashton nga pjesëmarrja në tender personat e dënuar për tra fik ndërkombëtar dro ge. Le ta nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me goditjen e traf ikantëve të dën uar të dro gës dhe pasurive të tyre të pali gjshme, si Edmond Bego i Taulant Ballës, për të cilin, bashkë me Erion Veliajn, ndryshuan rrjedhën e lumit të Lanës, duke i hapur rrugën pastrimit të 60 milionë eurove.  Miku trafikant i Taulant Ballës është vetëm një shembull se Edi Rama, i kapur në flagrancë me kri min e organizuar, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me kri min dhe pasurimin e kri mit me paratë e shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad