PD: Bie alibia, Rama nuk hap listat por heq vetëm koalicionet parazgjedhore

0
24

Ditën e sotme (14 korrik), Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar me konsensus të plotë, shumicë-opozitë parlamentare ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutën e Shqipërisë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pra, vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe rrjedhimisht pa koalicione parazgjedhore. Lidhur me këtë ka reaguar Partia Demorkratike, e cila shprehet se kryeministri Edi Rama, nuk hap listat, por vetëm kërkon të heqë koalicioniet parazgjedhore.

Reagimi i Partisë Demokratike

”Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare. ”Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia. “Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” – thuhet në draftin e miratuar.Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, (pra lista gati fituese është e mbyllur), ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.Pra, nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atehere 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia dhe jo qytetarët.Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do të hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit është heqja e koalicioneve parazgjedhore.”

Zjarr Tv Ad