PD vazhdon të kundërshtojë ligjin antiKÇK të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish-deputeti Flamur Noka thotë së Rama është i pafuqishëm për të luftuar kri min e organizuar. Sipas Nokës ky ligj nuk zbatohet njësoj, pasi nuk prek bashkëpunëtorët e qeverisë.
Deklarata e Flamur Nokës
Edi Rama është i pafuqishëm për të luftuar kri min e organizuar, sepse ai është vetë kri mi i organizuar. Me pasuritë e trafikantëve të dro gës, Edi Rama ka lidhur pushtetin dhe pasurimin e paligjshëm të tij dhe të familjes së tij. Në vend të show-t qesharak dhe turizmit policor nga një qytet në tjetrin, e ashtuquajtura Forca e Ligjit mund të bënte shumë punë në Tiranë me tra fikantët e dro gës në miqësi dhe në biznes me vëllanë e kryeministrit. Pasuritë e Ermal Hoxhës, bashkëpunëtorit të Olsi Ramës për ngritjen e laboratorit të kok ainës në Xibrakë, nuk duhet të mbeten të paprekshme.
Financieri i grupit të strukturuar kri minal, që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, ngriti laboratorin e parë të koka inës në Shqipëri, nuk duhet të ketë mbrojtjen e Olsi Ramës nga ligji i Edi Ramës. Fatkeqësisht, rastet si ky i Ermal Hoxhës, Saimir Tahirit apo Taulant Ballës me mikun e tij trafikant dro ge, që merr tendera publikë tregojnë sesa thellë e ka kri minalizuar Edi Rama politikën dhe vendimmarrjen.
Fatmirësisht, shqiptarët janë vetëdijësuar se ligji në duart e Edi Ramës është vetëm një mjet që i shërben pushtetit të tij dhe jo interesit publik.
Në çdo sondazh online, ku qytetarët votojnë të lirë, tregon mosbesimin e thellë të shqiptarëve tek kjo qeveri dhe tek ky kryeministër.
Shqiptarët e dinë se nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë kri min e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të kri mit të organizuar.
Gjatë gjithë karrierës se tij politike, Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej kri mit të organizuar, duke u dhënë traf ikantëve të dro gës leje ndërtimi, koncesione, tendera dhe pasuri publike.
Për të luftuar kri min e organizuar, Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja propagandistike, që nuk zbatohen kurrë për miqtë, familjarët dhe klientët e kryeministrit. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i krimit të organizuar. Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë. Ne kemi treguar se vullnetin për të goditur kri min dhe për të luftuar korr upsionin, dy armiqtë më të mëdhenj të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve.



