PD reagon për Roland Bejkon: E papranueshme

0
51

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas përplasjes dhe dhunimit të Roland Bejko nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me anë të një deklarate thuhet dhuna ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune.

“Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, një demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD”, thuhet në reagim.

Zjarr Tv Ad