Pëllumb Pipero ndër të parët që mori vaksinën, por infektohet duke rezultuar pozitiv…

0
117

Pëllumb Pipero, pavarësisht se e ka marrë dozën e vaksinëns, ai është infektuar.

Pipero, ka rezultuar pozitiv edhe pas marrjes së vaksinës, por është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhimbje koke.

Infektimi i Piperos, është rasti i parë në vendin tonë, ku një person infektohet pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Kujtojmë se; mjeku Pipero, ka marrë vaksinën ditën e parë që filloi fushata e vaksinimit në vend, më 11 janar, pas Shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe Kryeministrit Edi Rama. Deri tani, në Shqipëri, janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë.

Zjarr Tv Ad