Në vendin tonë 24 orët e fundit janë regjistuar 711 raste të reja . Janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të int ubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, nuk kane arritur t’ja dalin 9 qytetarë. Një 60-vjeçar nga Librazhdi, një 63-vjeçar, një 65-vjeçar, një 70-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar dhe një 79-vjeçar nga Shkodra, një 70-vjeçar nga Durrësi, një 75-vjeçar nga Korça, një 81-vjeçar nga Gjirokastra.



