Përgjaket finalja e Europa League, dy tifozë përfundojnë në spital me plagë të rënda

0
18

Është pritur me trazira finalja e UEFA Europa League.

Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në kontinent mëson sot fituesin e saj për sezonin 2018-2019, por aktet e dhunës janë bërë prezent.

Të paktën 2 tifozë kanë përfunduar në spital pas një sherri masiv që ndodhi mes dy tifozerive. Sipas mediave azere, një tifoz anglez dhe një rus morën plagë të rënda. Nuk dihen ende se cilët tifozeri i përkisnin dy tifozët, ndërsa numri i të lënduarve mund të rritet.

Në finalen e madhe të Europa League janë dy skuadrat angleze, Chelsea dhe Arsenal. Ekipet londineze janë të njohura për rivalitetin e tyre të ashpër, çka duket se ka sjell edhe përplasjen mes tyre.

 

Zjarr Tv Ad