Përjashtimi i Nokës/ Gjata: Basha po thellon ndarjet në PD

0
19

Ish-sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata, foli për përjashtimin e Flamur Nokës nga Lulzim Basha.

Gjata thekson se Basha po thellon akoma më tej ndarjet në PD, duke shtuar se ai duhet të nisë dialogun me Berishën. Gjata vlerëson se “Foltorja” e Sali Berishës është shpresë për demokratët dhe shqiptarët.

“Vendimi i Bashës për përjashtimin e Nokës nuk ka vlerë. Basha po thellon ndarjet në PD. Lulzim Basha duhet që të nisë dialogun me zotin Berisha. Basha pas 8 vitesh në opozitë kujtohet se paska njerëz në opozitë që mund të shantazhohen nga Rama. Nuk ngjit kjo e nuk i sjell asnjë të mirë PD-së. Retorika e Bashës është e vjetër, si para 1990, duke thënë “armiqtë e brendshëm e të jashtëm”.

Shumë opozitarë po shkoijnë tek Foltorja e Berishës, sepse e shikojnë si shpresën e vetme për të ngritur në opozitën dhe për të mbajtur Partinë Demokratike të bashkuar e për të vijuar betejën. Basha po i bie me shkelm kovës, pasi e ke mbushur. Nuk zgjidhet kriza e PD-së vetëm duke shkarkuar. Retorika të tilla të Bashës i shërbejnë vetëm përçarjes”, u shpreh Gjata.

Zjarr Tv Ad