Grevisti Ylmi Shuaipi është dërguar me urgjencë sot pasdite në spitalin Rajonal të Beratit. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar pas 6 ditësh grevë urie.
Ata kanë që prej ditës së martë që janë ngujuar në një goditë përballë zyrave të ish-komunës Lumas. Dy prej tyre kanë hipertensionin dhe aritminë.
Sot paradite mjekët vizituan grevistët dhe kanë konstatuar se kanë përkeqësim të gjendjes shëndetësore, por nuk u mor asnjë masë. Gjatë natës 3 prej tyre morën serum.
Grevistët i qëndrojnë fjalës së dhënë për ta çuar grevën e tyre deri në fund dhe për t’u vetëflijuar në qoftë se nuk përmbushen kërkesat e tyre. Banorët e Lumasit kanë vijuar për çdo ditë protestat e tyre në kanionin e Sinecit.
Beteja për ujin e burimit të Sinecit vazhdon prej 4-muajsh, duke u shoqëruar me përplasje të vazhdueshme mes banorëve me firmën dhe policinë.




