Përplasi për vdekje 26-vjeçarin në Kamëz, lihet në burg efektivi i policisë Roxhers Milkuriti

0
95

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën arrest me burg për policin e Komisariatit Nr.4, Roxhers Milkuriti,  i cili më 22 korrik përplasi për vdekje 26-vjeçarin Fatos Hila.

Ndërsa për vëllanë e tij, i cili ishte pasagjer në momentin e aksidentit është përcaktuar masa detyrim paraqitjeje.

Milkurti me datë 22 korrik rreth orës 00:15 pas mesnate, përplasi për vdekje 26-vjeçarin Fatos Hila, i cili po lëvizte me motoçikletën e tij tip ‘Suzuki’ në bulevardin ‘Blu’ në Kamëz.

Efektivi Roxhers Milkurti i cili lëvizte me mjetin tip “Benz”ka qenë së bashku me vëllanë e tij, Marius Milkurti në momentin e aksidentit.

Menjëherë dy vëllezërit Milkuriti u arrestuan për shkelje të rrëgullave të qarkullimit rrugor dhe pengim për zbulimin e së vërtetës.

Dyshohet se pas aksidentit, ata kanë tentuar të mbajnë të fshehur ngjarjen.

Zjarr Tv Ad