“Pikë problematike….Serbia ka firmosur kapitullim të pjesshëm”, Vuçiç:”Takimi në Uashington do të ketë befasi”

0
93

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cili do të fluturojë brenda pak ditësh drejt Uashingotnit për të dialoguar me Kosovën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, ka dhënë një deklaratë të papritur së fundmi.

Ai tha se Serbia pret befasi nga takimi në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pohon se njëra nga pikat është problematike për shtetin e tij por pa përmendur detaje.

“Meqenëse mendoj se e di se cila mund të jetë përmbajtja e asaj befasie, sepse e ndiej atë dhe jo sepse kam të dhëna, ka më shumë të ngjarë që do ta refuzoj këtë dhe të mos vijë deri tek ky takim”, ka theksuar Vuçiç i pyetur nga televizioni PINK nëse pret që në takim të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti serb ka thënë se temë kryesore, kur bëhet fjalë për Kosovën edhe në SHBA, por edhe në vende të tjera, është njohja reciproke e Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo temë do të jetë edhe në Bruksel, vetëm se do ta kemi në fund. Deri atëherë do të flitet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka pohuar se vendi i tij është duke paguar gabimet e së shkuarës dhe politikave të viteve ’90 dhe se Serbia pas bombardimeve të NATO-s ka firmosur një kapitullim të pjesshëm.

Zjarr Tv Ad