Plas sherri në Fier/ Punonjësit e bashkisë grisin banderolën e LSI-së para takimit të Ramës…

0
133

Një incident ka ndodhur në Fier, në sheshin ku Kryeministri Edi Rama, do të mbajë takimin e tij përmbyllës në orën 18:00.

Në përgatitjet që po bëhen për takimin që do të mbajë Kryeministri, është hequr gjithashtu edhe banderola e LSI-së, që ishte vënë në sheshin ku do të mbahet takimi ditën e sotme.

Heqja e banderolës është bërë nga punonjësit e bashkisë Fier.

Menjëherë në vendngjarje, ka mbërritur kandidatja për deputete e LSI për qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj, e cila ka hyrë në zyrën e kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi, për të kërkuar llogari mbi aktin e bërë…

 

Zjarr Tv Ad