Plehrat pushtojnë Kënetën dhe Porto Romanon pas vizitës së Ramës

0
40

Një ditë më parë kryeministri i vendit Edi Rama, vizitoi qytetin e Durrësit dhe konkretisht zonën e Kënetës.

Rama theksoi se opozita e vendit sot, kur ishte dje në pushtet, nuk bëri asnjë projekt me standarde europiane deri në fund, duke justifikuar miliona eurot e hedhura për inceneratorët.

“Durrësi më parë ishte një plagë mjedisore dhe ky qytet turpërohej e Shqipëria turpërohej. Ndërkombëtarët bënin dokumentare në Porto Romano, ku male të tëra kalbeshin mbi dhe e ndikonin në ajrin e shëndetin e njerëzve, duke ndikuar në imazhin e një qyteti që ka të gjitha potencialet për të qenë qytet shumë i shfrytëzuar nga ana turistike. Sot në Durrës bëmë transformim të jashtëzakonshëm. Do të bëjmë eko-park në këtë qytet, duke i dhënë mushkëri Durrësit”, shprehej dje Rama.

Pavarësisht propagandës të kreut të qeverisë, Fax News ka bërë ditën e sotme një vëzhgim në zonën e Porto-Romanos dhe Kënetës duke parë mga afër se problematika vazhdon të jetë e njëjtë, shumë ndryshe nga deklaratat 3D të Edi Ramës.

Rrugët janë të tejmbushura me mbeturina dhe kudo ka ndotje. Koshat e mbeturinave janë të papastruar pavarësisht se në një video siguruar nga Fax News një ditë më parë, të gjithë punonjësit e pastrimit janë zhvendosur në zonën e Porto Romanos për të pastruar terrenin për propagandën e kryeministrit, që mesa duket jo me larg se 24 orë pas ardhjes së tij në Durrës, mbeturinat duket se nuk janë hequr në zonat përreth.

Zjarr Tv Ad