Tërmeti i fuqishëm që ka goditur mëngjesin e ditës së djeshme vendin tonë, ka tronditur shqiptarët anë e mbanë botës. Në ndihmë të të prekurve nga kjo fatkeqësi e madhe kanë ardhur edhe tifozët e njohur, “Plisat” e Kosovës. Ata kanë ftuar këdo që ka mundësi të ndihmojë ekonomikisht familjet e dëmtuara me ushqime dhe veshmbathje. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar shkruhej:
“Ju falenderojmë të gjithëve që po i përgjigjeni ftesës sonë për ndihmë kaq bujarisht. Është e mahnitshme sa të fuqishëm janë shqiptarët e bashkuar. Duke e parë gjendjen nga afër, ju bëjmë thirrje që ta fokusoni ndihmën tuaj në produkte ushqimore sepse në këtë moment, ato janë më të nevojshmet në kampet ku po qëndrojnë motrat e vëllezërit tanë.
Sot do të nisemi përsëri, disa herë gjatë ditës”.




