Po flisnin për energjinë elektrike, ikin dritat në Komisionin e Ligjeve, mbledhja vazhdon në errësirë

0
44

Teksa po diskutohej me tone të forta në lidhje me huanë për energjinë elektrike, në komisionin e Ligjeve gjatë mesditës së sotme, kanë ikur dritat.

Për disa minuta mbledhja ka vijuar në errësirë, pasi mikrofonat punonin dhe deputetët arrinin të komunikonin me njëri-tjetrin.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura dhe ironi në radhët e deputetëve të Opozitës, ndërsa maxhoranca e përktheu si një defekt teknik.

Drejtuesja e mbledhjes u detyrua të ndërpresë mbledhjen për 5 minuta, deri në rregullimin e problemit për të rinisur sërish me ardhjen e energjisë elektrike.

Zjarr Tv Ad