Pasi edhe vetë Ministria e Brendshme nuk i ka shpëtuar grabitjes, Policia e Shtetit është detyruar të tregojë se çfarë i kanë vjedhur. Sipas njoftimit lëshuar prej saj, “në Rrugën e Kavajës” në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur, në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisës së Brendshme, disa pajisje elektronike,” duke shtuar se “ ato ishin të dala jashtë përdorimit, ishin për t’u asgjësuar”.
Pavarësisht këtij detaji, që tenton t’i ulë rëndësinë humbjeve, por jo faktit se hajdutët kanë guxuar të sulmojnë vetë institucionin e Lleshajt, Policia tha se “po punonte për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje” .




