Populli i këndon Kardhiqit

0
316

U ça mali në Kardhiq
U bars dardha polli fiq
Fiq e burra si bilbila
Dy të kuq e tre debila.

Bëhen gati përgatiten
Rreth të lumtur i vërtiten
Se ka thënë Bela Balluku
T’i këndojnë k’tij dallkauku.

Në Kardhiq o në Kardhiq
Mbaje brënda mos e hiq
Të të vejë der’ në gurmaz
Të këndosh gjithnjë me gaz.

T’i këndosh me gaz pushtetit
T’ia fërkosh gjithë kohës mbretit
T’ia fërkosh siç ia ka ënda
Të ta shtjerë të tërin brënda.

T’ia fërkosh ti buzagaz
Se përkulja është avaz
Amanet e lanë të parët
Kush është mbret t’na zhysi “trarët”.

Të buçasë polifonia
Të këndojë gjithë Shqipëria
Në Kardhiq o në Kardhiq
Mbaje brenda mos e hiq!

Zjarr Tv Ad