Nëpërmjet një postimi në Twitter, Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, foli për vizitën e tij dyditore në Tiranë. Ai tha se po vjen në Shqipëri për të shprehur solidaritetin e tij për tërmetin qe ndodhi në 26 nëntor, dhe mbështetjen për hapjen e negociatave.
David Sassoli: ”Parlamenti Europian, Komisioni Europian, dhe pjesa më e madhe e vendeve të BE-së, janë pro hapjes së negociatave me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ne nuk do të dorëzohemi, ne do vazhdojmë të punën për ti dhënë votën pro dy shteteve.” Sassoli pati dhe një thirrje për rininë shqiptare.
David Sassoli: ”Dua ti them diçka veçanërisht rinisë shqiptare. Ju lutem mos e humbni shpresën, ne duam qe vendi juaj të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Së bashku ne mund ta bëjme këtë realitet. Duhet të kemi besim dhe të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim si në fillim.”




