Presidenti Ilir Meta vizitë në shtëpinë e korçarit të famshëm Ilir Vrenozi…

0
289

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në rajonin e Korçës.

Meta ka pasur takime të shumta me qytetarët dhe banorët e zonës, që kanë zënë kohën e tij.

Në ditën 7 Marsit, Presidenti ka zhvilluar takime dhe me mësues të shumtë, të cilët kishin zgjedhur Korçën për të festuar festën e Mësuesit.

Por vetë Meta kishte rezervuar një vizitë të veçantë, tek adashi i tij, korçari i njohur i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi.

Pas vizitës së Presidentit, Vrenozi i ka kushtuar edhe disa vargje.

  1. Kjo është thjeshtësi,

S’di ta them më mirë,

Vlerë për një njeri,

Që zemrën ka të tillë.

  1. Shkele këtë prag,

Për mua je fisnik,

Mirënjohjen e ke hak,

Një mik përmbi mik.

  1. Në Prill fiton Shqipëria

Fitojn të gjithë Shqiptarët

Do marri fryme liria,

Ti hedhim poshtë të marrët

  1. E kam për mbarësi

Që pragun e shtëpisë,

Ma shkeli një njeri

I pari i Shqipërisë

 

Zjarr Tv Ad