Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh ngushëllues për familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të Qafë Muzinës në mesditën e sotme.
Meta i uron shërim të shpejtë të lënduarve, ndërkohë që bën apel të fortë për qytetarët për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.
Presidenti i kërkon Policisë Rrugore çdo strukture tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë.
Lujtojmë se në aksident humbën ketën 5 persona, të cilët ndodheshin në furgonin që ra në kanal.
Mesazh i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë
Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë.
Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre!
Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira!
Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.
E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë.




