Presidenti Meta reagon për humbjen e Bashkim Finos: Dhimbje e madhe, na ka tronditur të gjithëve, ishte familjari shembullor…

0
56

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Bashkim Fino, ka prekur edhe Presidentin Ilir Meta. Meta shprehet se Bashkim Fino ishte një njeri i moderuar dhe një familjar shembullor.

Meta:

Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.

Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!

Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!

 

Zjarr Tv Ad