Presidenti Meta takohet me njerëzit që kontribuan për strehimin e afganëve në Shqipëri: I frymëzuar nga misioni i tyre humanitar dhe fisnik

0
34

Presidenti Meta ka organizuar sot një  takim me një grup përfaqësuesish të organizatave “Human First Coalition” dhe “Far Reaching Ministries” nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, në kuadrin e misionit të tyre në Afganistan dhe Shqipëri në ndihmë të refugjatëve afganë.

Ai e bën të  ditur këtë  takim nëpërmjet një  statusi në ‘Facebook’ ku shprehet se ata janë misionarë të vërtetë, përçues të frymës dhe vlerave të përfshirjes dhe integrimit të njerëzve në rrezik dhe në nevojë kundër dhunës,

STATUSI

I lumtur të prisja sot një grup përfaqësuesish të organizatave “Human First Coalition” dhe “Far Reaching Ministries” nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, në kuadrin e misionit të tyre humanitar në Afganistan dhe Shqipëri në ndihmë të refugjatëve afganë.

Të frymëzuar dhe të motivuar vetëm nga ndjenjat e dhembshurisë dhe solidaritetit njerëzor, ata janë misionarë të vërtetë, përçues të frymës dhe vlerave të përfshirjes dhe integrimit të njerëzve në rrezik dhe në nevojë kundër dhunës, përndjekjes dhe izolimit.

I falenderova për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe human, si dhe i sigurova për mbështetjen time të plotë dhe të pakursyer në këtë mision fisnik.

Zjarr Tv Ad