Gazetari Robert Rakipllari ka komentuar sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ zhvillimet më të fundit politike në vend. Rakipllari i cilësoi tejet shqetësuese shkeljet procedurale që Presidenti Meta ka denoncuar ndaj Kuvendit.
Rakipllari: Ajo që është e qartë për mua është që presidenti shkarkohet me një shumicë kushtetuese. Nga kjo pikëpamje, çështja që ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese nuk ka shkuar nga një shumicë përfaqësuese me 2/3. Duhet të ketë një shumicë dhe jo thjeshtë një parti politike për të çuar çështjen në gjykatë. Duke pasur parasysh që opozita e vërtetë dogji mandatet, themi qartë që Presidenti është shkarkuar nga PS. Në këtë kuptim, Presidenti ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese si i shkarkuar nga PS dhe jo nga Parlamenti i Shqipërisë. Kështu ne kemi vullnetin e PS për të shkarkuar Presidentin.
Ajo që po bën Meta deri tani është thjesht një betejë juridike. Kemi palën në Kushtetuese që kërkon shkarkimin e tij, dhe palën e Presidentit që kërkon mbrojtje. Kështu, kemi një palë më transparente, që është pala e presidentit. Ajo që Presidenca pretendon për falsifikim, ajo është diçka e vërtetë, sepse Parlamenti ka qenë në panikun e afateve dhe në këtë kuptim ka ndërruar data 5, 6 maj, etj. Në faqen e Parlamentit kemi një firmë tjetër, në Kushtetuese ka shkuar një datë tjetër. Nga pikëpamja proceduriale ka shumë probleme, ka pasaktësi. Kemi një palë, që do të shkarkojë Presidentin e Republikës.
Rakipllari: Gjykata Kushtetuese them që është produkt i reformës në drejtësi, por shkarkimin e Presidentit po e kërkon PS, jo 2/3 e Parlamentit.
Rakipllari: Ajo që po themi është që Presidenti shkarkohet në dy faza. Faza e parë është nga Parlamenti me një shumicë kushtetuese, që asnjë Parlament deri tani nuk e ka arritur. Këtu është konsumuar vetëm faza e parë e shkarkimit, që është bërë vetëm nga PS. Jemi në këtë situatë dhe tani çështja e takon fazës së dytë, Gjykatës Kushtetuese, që mendoj se ka tagrin dhe besueshmërinë për ta marrë këtë vendim.




