Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Partinë Socialiste, për fitoren në Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.
Në një postim në Tëitter, ajo nuk e përmend Kryeministrin Edi Rama, i cili kohë më parë gjatë vizitës së saj në Tiranë, nuk qëndroi në Parlament për të ndjekur fjalimin e rastit si Presidente e Kosovës.
“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani.




