Pretendimi i Greqisë për zgjerimin: Reagon këshilltari ushtarak i Metës/ Rama duhet të kishte paraqitur rezerva, nuk mund të ndodh pa marrëveshje mes dy vendeve

0
69

Piro Ahmetaj, Gjeneral brigade dhe njëherësh këshilltar ushtarak i presidentit Meta ka bërë një reagim lidhur me pretendimin e Greqisë për t;u zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Ahmetaj shprehet se Greqia është në të drejtën e saj të kërkojë zgjerim, por kjo nuk mund të bëhet pa një marrëveshje me Shqipërinë.

Sipas Gjeneral Ahmetajt qeveria e Edi Ramës duhet të shprehte rezervat zyrtare për zgjerimin me 12 milje deri ne finalizimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona.

Postimi i plotë i Ahmetajt:

Të nderuar miq, bashkëAtdhetarë! Në respekt të qindra rekomandimeve, po ndaj oponencën: ““12 pikëpyetje kritike për sovranitetin me 12 milje detare”, ku jam përpjekur të ndricoj impaktet mbi RSH të ligjit të miratuar nga qeveria greke.

Qeveria Greke është SOVRANE të miratojë ligjin për zgjerimin, POR të drejtën sovrane me 12 milje, nuk mundet pa #marrëveshje, ta ushtrojë në hapësirën detare me RSH!

Edhe Enver Hoxha ishte “SOVRAN dhe paranojak” kur vetëvendosi zgjerimin 15 milje (76) por anijet e vendeve që ndajmë kufij detare, NATO-s & SHBA, nuk e duartrokitën, se njohën kurrë & gajaseshin me te drejtën sovrane (15 milje) të RSH!

Kështu, qeveria-Rama në ikje, të mos shpërfytyrohet në debate publike (si rasti në OPINION, dhe jo vetëm) si dhe te mos vijojë të keqpërdor si kauzë patriotiko-nacionaliste këtë çështje me peshë gjeopolitike, por të përmbushi detyrimet shtetërore duke i prezantuar qeverisë Greke rezervat zyrtare për zgjerimin me 12 milje deri ne finalizimin e marrëveshjes ndërmjet dy tona!

Fatëkeqesisht, për 8 vite në pushtet, PM-Rama ka zbuluar “armiq” por ka dështuar me sukses të gjejë zgjidhje, ashtu njësoj si diktatori Hoxha, ku nuk gjente naftë, aty kishte me siguri grup armiqësor!!

Ndërsa, institucionet kanë përgjegjësi kushtetuese të informojnë qytetarët mbi gjendjen e grupit, produktin (nëse ka), problematikat si dhe pritshmërinë e negociatave mes dy vendeve.

Për “patriotët me qillota & dylbi ushtarake”, theksoj se pas anëtaresimit në NATO, nuk ka asnjë pretendim territorial (border disputes) mes 2 vendeve tona, dhe kështu thirrja nuk është as “t’u biem Ne, as se do na bjerë greku, e të tilla donkishotizma .”.!

Në të kundërt jam besimplotë se dy vendet që ndajnë vlera të përbashkëta, do të gjejnë zgjidhje euroatlantike për ndarjen e ZEE në interes të mirëqënies së 2 popujve.

Në përmbledhje, shpresoj që sa b/l dhe kjo shtesë qartësuese të kontribuojnë për të “mjekuar delirantet” dhe pragmatizuar qëndrimet zyrtare rreth kësaj çështjeje me peshë per sigurinë mbarëkombëtare. Kaq e thjeshtë është, edhe për të  paditurit dhe për të gjithëditurit! Ju faleminderit

Zjarr Tv Ad