Arsim Zendelit ka qysh në 7 prill që rezulton i zhdukur nga Grosse Ile në Detroit tre javë më parë.
Prindërit e Zendelit shprehen se ai e ka parë për herë të fundit djalin e tyre pas mesnatës së 7 prillit.
“Ai u largua me makinë dhe nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike kur iku. Ne e raportuam atë të humbur në 10:30 në mëngjes. Por policia ende nuk e mori seriozisht çështjen.”
Familja e tij tha se Zendeli mbushi 24 vjeç në 18 Prill dhe ata pritën që të festojnë ditëlindjen e tij.
Departamenti i Policisë Grosse Ile tha se është duke kërkuar për Zendelin, automjeti i të cilit u gjet në Water’s Edge, një klub vendas, në orën 2:45 të mëngjesit të 8 prillit me dëme të vogla.
Ata thanë që Zendeli mund të vuajë nga sëmundje mendore.
“Ata e gjetën makinën jo larg nga vendi ku jetojmë, kështu që supozuam se ai ishte në këmbë dhe ne e kërkuam kudo atë. Ne morëm ekipet e kërkimit dhe shpëtimit dhe bëmë tre kërkime me helikopter në lumenjtë aty pranë. Të nesërmen, ne organizuam grupe kërkimi në të gjithë ishullin.”
Wayne County bëri një kërkim të gjerë me anije me kamera nënujore dhe patrulla nëpër ishull, por pa asnjë dobi.
“Ndihem sikur ai është në delir, ai nuk është i vetëdijshëm për veten. Unë vazhdoj të mendoj për atë që mund të ketë ndodhur dhe ku mund të ishte ai. Pse nuk e ka parë dikush?”.



