Prizreni, kalon fondet e dekorimit, të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

0
55

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që fondet e caktuara për dekorimin e qytetit t’i japë për strehimin e familjeve shqiptare të dëmtuara nga tërmeti

“Pas të gjitha përgatitjeve që bërë Komuna e Prizrenit për dekorimin e qytetit, – thuhet në njoftim, – u vu re se gjatë procedurave tenderuese operatorët ekonomikë kanë bërë gabime të patejkalueshme ligjore dhe rrjedhimisht, Komuna është obliguar që të bëjë anulimin e tenderit. Fatkeqësisht këtë vit nuk do të ketë dekorim të tenderuar nga Komuna e Prizrenit.

Mjetet, që janë parashikuar nga ky kod buxhetor ,- theksohet në vijim, – do të përdoren për shpenzimet të cilat i kanë dalur të paplanifikuara Komunës së Prizrenit, për shkak të strehimit të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Komuna e Prizrenit do ta bëjë dekorimin e qytetit në bashkëpunim me bizneset të cilat operojnë në Prizren.”

Zjarr Tv Ad