Prokuroria dhe SHÇBA nisin hetimet për incidentin e ndodhur me gazetarin që “u neutralizua” nga Forcat Speciale

0
55

Prokuroria e Tiranës së bashku me Shërbimin për Çështjet e Brendshme kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen e sotme te “Varri i Bamit” në Tiranë, ku u shtri në tokë nga Forcat Speciale reporteri Ergys Gjençaj, pasi ishte duke raportuar “LIVE” në terren.

Po kryhen me kujdes veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë ose jo të veprimeve të tyre.

Autoritetet sqarojnë se organet ligjzbatuese do të jenë në mbrojtje të qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës.

Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.

Sigurojme opinionin publik qe Prokuroria ne bashkëpunim me te gjitha organet ligjzbatuese do jete gjithmone prane qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi qe mund te cenohen nga veprimet arbitrare.

Zjarr Tv Ad