Protesta e Opozitës bën “lëmsh” futbollin, në dyshim finalja e Kupës

0
16

Shtyrja e protestës së Opozitës për datën 2 qershor mund të ndikojë indirekt te zhvillimet e futbollit shqiptar.

Kjo pasi Federata Shqiptare e Futbollit kishte zgjedhur pikërisht të dielën e kësaj jave si ditën kur do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, por duket se Opozita prish sërish planet e saj.

Sipas gjasave, përballja mes Kukësit dhe Tiranës, e programuar për tu zhvilluar më 2 qershor në “Elbasan Arena” mund të shtyhet. Kjo për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet rreth stadiumit dhe jo vetëm, me Policinë e Shtetit që duket se do të “mbyll” sytë sërish ndaj aktiviteteve sportive.

Një gjë e tillë ndodhi edhe me javën e 35-të të Kategorisë Superiore, e programuar për tu luajtur të shtunën e 25 majit, por u spostua për tu zhvilluar 24 orë më vonë për shkak të protestës së Opozitës.

A do të jetë i njëjti skenar? Mbetet të shihet …

 

Zjarr Tv Ad