Ngjarjet që janë duke ndodhur aktualisht mes Palestinës dhe Izraelit, duket se ka ngjallur dhe reagimin e qytetarëve në vendin tonë.
Një protestë kundër luftës izraelite ndaj popullit palestinez, është mbajtur pasditen e djeshme në Tiranë.
Bëhet me dije se; dhjetra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” me flamuj dhe pankarta në duar.
Me thirrjet “Free Palestine” dhe “Jam Palestina, a më dëgjon?”, qytetarët kanë kërkuar fundin e kësaj lufte.
Kujtojmë se sipas raportimeve të mediave të huaja, të paktën 139 njerëz kanë humbur jetën në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Tetë vetë humbën jetën në Izrael, duke përfshirë një djalë pesë-vjeç dhe një ushtar.






