Protestuesit ulen këmbëkryq para Parlamentit: Nuk largohemi

0
20

Situatë e tensionuar tek parlamenti, ku pas shtyrjeve dhe tentativave nga protestuesit për të çarë radhët e policisë është hedhur gazi lotsjellës. Policët e rendit janë larguar dhe në radhë të parë është FNSH. Gazi lotsjellës ka arritur të shpërndajë turmën e protestuesve, një pjesë e të cilëve janë tërhequr drejt rrugës së Elbasanit. Policia hedh vazhdimisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Madje kryetares së LSI-së i është hedhur gazi tek këmbët por ka arritur të largohet në kohë. Sheshi para parlamentit është boshatisur disa minuta por sërish protestuesit kanë nisur të mblidhen. Policia me megafon iu bën thirrje protestuesve të ndërpresin veprimet e tyre. Por pas gazit lotsjellës janë bërë gati botet e ujit për të larguar protestuesit. Bëhet e ditur se janë fikur edhe dritat në zonën rreth parlamentit, në shëtitoren “Murat Toptani”. Protestuesit kanë tentuar të çajnë radhët e policisë sërish dhe kanë hedhur herë pas here tymuese drejt policisë. Mijwra qytetarë e mbështetës të opozitës janë vendosur në dy hyrjet e parlamentit, ku kanë kaluar deputetët e maxhorancës. Ata kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”.

Zjarr Tv Ad