PS që ta merrni vesh ju, nuk është Edi Rama/ Partia Demokratike akuzon me emra, personat që cilëson si manipulatorët e Zgjedhjeve (Video)

0
28

Partia Demokratike, ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare në facebook, një video-mesazh, ku shfaqet Kryeministri Rama, në një nga mitingjet e fushatës elektorale në Tiranë.

Në fjalën e shkëputur gjatë fjalimit përpara patronazhistëve të Kryeqytetit, Rama thotë se: “Kur votat të fillojnë të numërohen ju do ta kuptoni sepse, PS që ta marrni mirë vesh ju, nuk është Edi Rama”.

Është pikërisht ky fragent i shkëputur nga fjalimi i Kryeministrit, ku PD atakon PS-në dhe thekson se PS nuk është Edi Rama, por Tom Doshi, Ilir Ndraxhi, Jurgis Çyrbja dhe Rahman Raja, të cilët kanë ndikuar në manipulimin e Zgjedhjeve të 25 Prillit.

Zjarr Tv Ad