“Pushtohet” kati i parë i Selisë Blu: Protestuesit shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara, tentojnë të ngjiten në katin e dytë

0
60

Mbështetësit e Sali Berishës kanë shkatërruar dyert e Selisë Blu, duke arritur të hyjnë në katin e parë të saj.

Xhamat e katit të parë janë thyer, si dhe janë shkatërruar kamerat e sigurisë. Por pasi kanë arritur të hyjnë në katin e parë, protestuesit janë përballur me dyert metalike të instaluara së fundmi, që bllokojnë kalimin në katin e dytë.

Zjarr Tv Ad