Në kushtet e një shtetrrethimi të vërtetë, partitë qeverisëse dhe opozita fasadë mblodhën komisionin e reformës zgjedhore. Komisioni u mblodh gati 3 muaj pasi opozita e vërtetë e vendit ka djegur mandatet dhe ka filluar një aksion protestash të pandalshme kundër qeverisë “Rama”, i akuzuari i saj kryesor ndër të tjera, edhe për blerjen e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe deformimin e rezultatit të tyre.
Në mbledhjen e sotme të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.




