Rama bisedon me Putinin për Ukrainën

0
255

Thashetheme nga Kupola

Pasdite e vonë. Në zyrën e Kryeministrit janë Bato me Fugën. Rama po kotet pak por dëgjon si mjegull bisedën.

Maçoku pas marrjes së Agjencisë së Përgjimit të Mediave i duket pak vetja si Beria, shefi i famshëm i Stalinit. I shkurtër, me syze, adjutant i Shefit të Madh, misterioz…  Megjithëse kur kujton fundin e Berias e largon atë mendim. “Të tjera kohë tani, nuk ka më dhunë, ka strategji jemi në kohën e PR” mendon me vete.  Në këtë kuptim i duket vetja më shumë si Surkovi, adjutanti 20 vjeçar i Putinit. Prek pak mjekrën, rregullon syzet dhe i thotë Batos:

Fuga: Bato, si tu duk ajo shprehja “bashkëpenëmbajtëse” me Amerikën në çështjen e Ukrainës?! Ë? Po ajo ikona e penës që shoqëronte tekstin  ?!

Bato: Qija nanën Fugë, “bashkëpenëmbajtëse”  nuk ish kujtu as Çabej njeri… I ke fut në mal krrejt gazetarët! Secilli i dyti prej tyne ma ka cingërri tellefonin çka ke ajo fjalë! Dorën zemër kjo ka qenë gjeniale! Le tvje nji tjetër e ta gjejë nji fjalë si kjo. Surkovi nuk ka qenë asgjo para teje, njeri…Domethanë penën e mban tash edhe Edi përveç Bidenit! Qi kish me thanë Çani “Putain”! Nuk e kuptojnë ky milet se sa rëndësi ka kjo çashtje për dinjitetin e shqiptarëve po hajt se ka me ardhë koha…”

Fuga kënaqet kur dëgjon emrin e Surkovit. I thotë idenë tjetër. Sot Edi duhet të marrë në telefon vetë Putinin e ta paralajmërojë për herë të fundit…”Reflekto se ndryshe do të jetë vonë. Ne si “bashkëpenëmbajtës” kemi vendosur të të japim edhe një shans…

Bato heziton. Para nja dy ditësh, në takimin me Macronin, Putini e kish kalu etikën.

Bato: “Nigjo Fugë, kjo osht çashtje ma e randsishme. Për arsye se ky Putini osht rrugaç, nuk e njeh etikën. Edi osht njeri i shkronjave, i etikës, i shijes. A e di çka i boni Presidentit të Ukrainës dje Putini? E quajti “bukuroshja ime”. Për arsye se ai rrugaç bre osht. Ndryshe osht Llavrovi. Llegendë osht ai. Por, kujdes me Putinin se nuk i dihet çka qet prej goje…”

Kryeministri e kishte dëgjuar shumicën e bisedës. Iu duk interesante të telefononte Putinin. I kërkoi stafit të gjenin një mënyrë të lidhen me stafin e Presidentit rus.

Në Rusi ishte ora 8. Kur roja lajmëroi se nga Shqipëria po merrte dikush në telefon dhe kërkonte të fliste me Shefin e Madh filluan të qeshin.

“Po ça dreqin duan, pyeti një herë”?-tha maxhordomi francez i rezidencës duke qeshur.

“Seç më përmendi një fjalë si “bashkëpenëmbajtës” dhe se kërkonte të paralajmëronte Shefin” – qeshi roja…

Aty maxhordomi u shkri. Mori në telefon kllounin personal të Presidentit dhe ia shpjegoi pak situatën. Ky me vrap mbërriti se e pa fort argëtuese për t’ia treguar Presidentit pas darke, gjatë çajit.

Maxhordomi lajmëroi Fugën se Presidenti Putin për 5 minuta do të vinte vetë e do fliste. Rama u kthjell menjëherë, çliroi pak hundët se i ndjeu të bllokuara.

Bato u emocionua, ishte një moment historik. Kishte pasë gjithmonë fatin të ishte aty kur historia takohej me kombin e tij. U bë i purpurt, sytë i qeshnin. Fugës i dallohej xixëllima përtej syzeve si maçokut në afsh…Rama bridhte nëpër zyrë si asnjëherë më parë. U pendua që e kërkoi atë bisedë por ishte vonë…Dikur mbërriti zëri nga matanë telit:

Kllouni: “Dobri veçe”

Kryeministri: “Kam nderin e lartë të bashkëndaj interesin global për çështjen e Ukrainës si “bashkëpenëmbajtës” me zotin Biden.  Jam i autorizuar t’Ju paralajmëroj për herë të fundit. Merrni masa të zbrapsni  forcat tuaja nga kufiri me Ukrainën. Për ndryshe, më shumë herët sesa vonë, forca ndëshkuese e aleancës liberal demokratike do të bjerë fuqishëm mbi kërcënuesit e lirisë së një vendi mik.”

Batoni kishte harruar të merrte frymë. Fuga gjithashtu. Ishin gati të duartrokisnin. Por solemniteti ua kishte ngrirë duart.

Kllouni kishte vënë duart në gojë dhe mezi mbante të qeshurën. Ishte mësuar gjithmonë që të bënte të tjerët të qeshnin, rrallë i qëllonte vetë por ky rast ishte perlë….Maxhordomi dhe rojet po shkriheshin. Dikur, kllouni e mori veten dhe me një seriozitet të skajmë iu drejtua:

“E vlerësoj drejt situatën dhe ju jam mirënjohës për paralajmërimin. Desha të di kur është afati i fundit kur unë mund të tërheq forcat? Më duhet një tërheqje graduale për të mos krijuar panik kombëtar…”

Aty Batonit i rodhën lotët çurgë drejt hundës. Fuga ishte në një gjendje haluçinative delirante. Lajmin e nisi dirket te Gazeta Mapo me mbishkrimin e mëposhtëm. (shih foton poshtë)

Edhe Rama që zakonisht nuk e jep veten kollaj u hutua. Ishte pregatit për ndonjë shpërthim apo sharje. E zbuti tonin:

Rama: “I dashur Ladi, ju keni qenë një inspirim i përjetshëm i aspiratës sime për pushtet. Thellë brenda vetes kam ushqyer admirimin tim të pamatë për dimensionin dhe vizionin Tuaj për botën. Ideja është të gjejmë një zgjidhje sipas interesave Tuaja por edhe tonave si “bashkëpenëmbajtës”.

Aty Kllouni nuk u përmbajt më. E qeshura i vërshoi si uji që shpërthen digën. Maxhordomi dhe roja gjithashtu… Rama vetëm dëgjonte një:

“vmeste derzha kopejki” (bashkëpenëmbajtës në rusisht)

Rama u shtang. Batonit iu thanë lotët, Fuga u shkri. Diçka po kuptonin. Kllouni vazhdoi:

“Davay, durak, Davay” dhe e mbylli telefonin.

Rama drejtoi vështrimin te Batoni:

“Ça tha Baton”?

Bato i drejtoi sytë te Fuga me nënkuptim. “Të thashë që me Putinin nuk luhet”.

Fuga uli sytë dhe i shkroi Mapos të mos e publikonte lajmin. Por dëmi ishte bërë tashmë…

https://www.facebook.com/thashethemengakupola

Zjarr Tv Ad