Kreu i PDK-së, Nard Ndoka në një bisedë televizive për Report Tv tha se Presidenti Meta nuk duhet të vonohet në shpërndarjen e Parlamentit, pasi ky parlament sipas tij ka reshtur së funksionuari sa kohë nuk i ka numrat që të ekzistojë
“Me mosveprimin e tij, Presidenti bie ndesh me Kushtetutën, duhet të shpërndajë parlamentin. Nuk është kjo pjesë e axhendës tonë, pasi për ne është i jashtëligjshëm ai parlament. Për zyrën juridike të Presidentit, besoj që në momentin e duhur do të shprehet edhe një lidhje me Kuvendin. Ekziston mundësia ta shpërndajë, nëse nuk e bën do të jetë një gafë e madhe. Ai e ka për detyrë, kur një parlament nuk ka 140 deputetë, Presidenti me një dekret duhet ta shpërndajë. Meta është politikan karriere, nuk është frikacak që fshihet pas procedura. Dekreti për shpërndarjen duhet ta bënte në afatet Kushtetuese që ti japë mundësi edhe klasës politike që të reflektojë. Duke e njohur axhendën e tij politike në lidhje me parlamentin e pres” tha ai.
Pas votimit të rezolutës në Parlament me 100 vota, Ndoka tha se opozita e re që bashkoi votat me PS-në në Kuvend është e blerë nga Rama.
“Votimi është demaskim i vetvetes, një opozitë e sajuar nga Rama, numra të blerë. Me ato numra që ka blerë Rama i ka për një ditë të keqe edhe për këto raste. Asnjë lloj procedure nuk ka asnjë lloj rëndësie, ai është Kuvend nul, anti kushtetues. Presidenti do të marrë një hap përtej asaj edhe në lidhje me parlamentin. Kryetari ka 100 deputetë në resht” tha ai.
Më pas, Ndoka tregoi çfarë bisedoi me kreun e shtetit për konsultimet për datën e re të zgjedhjeve lokale, pasi anuloi 30 Qershorin.
‘Diskutuam për dekretin dhe problematikën politike. I përcollëm falenderimet tona në emër të pesë partive, e vlerësojmë gatishmërinë. Në një farë mënyrë ishte kërkesa jonë. Nuk besoj se është ndikuar drejtpërdrejt nga kërkesa jonë, por ishte një argument më tepër. Ai kërkoi edhe mendimin tonë si e gjykojmë daljen nga kjo spirale, dhe datën e zgjedhjeve. Përsa i përket zgjedhjeve ishte i shqetësuar për një datë për zgjedhjet, na kërkoi mendimin. Shfaqi disa pakënaqësi në lidhje me opozitën, na përmendi edhe djegien e mandateve” tha Ndoka.




