Rama: Demokracia nuk shkatërrohet nga disa parti të falimentuara nga mendja

0
41

Nga Kurbini ku ka prezantuar kandidaten për kryetare Bashkie, Majlinda Cara, kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që t’a votojnë kandidaten e PS-së, ndërsa mes batutash tha se është hera e parë në 30 vjet që kurbainasve u qëllon të votojnë një grua.
Edi Rama: Kush do të votojë për Majlindën le të votojë, kush nuk do të votojë s’ka problem. Por kush do guxojë të shkojë dhe t’i bjeri murit me kokë, kush është më i fortë muri apo koka? Le ta themi deri në fund në këtë zonë që shyqyr që ju erdhi mundësia të votoni për një gua, se keni votuar për burra 30 vjet. Po mirë diçka kanë bërë edhe burrat. Por meqë është mundësia për të votuar për një gra atëhere kujtohuni se çfarë thoshte Margaret Theçer, nëse do të bësh muhabet gjej një burrë, nëse do të bësh punë bëje më një grua. Kur i thhua burrave duhet bërë kjo punë, thonë patjeyër shef dhe kur vjen dita të të japë llogari thonë jo nuk e bëra se unë mendoj, mbaroj puna. Kur i thua një gruaje duhet bërë kjo punë, nëse nuk është dakord të kundërshton aty. Sa më ka kundërshtuar mua Lindita Nikolla nuk ëm kanë kundërshtuar 5 burra të marrë sëbashku. Kundërshtohet në fillim dhe kur vendoset për t’u bërë puna, bëhet puna.
Kur shoh kaq shumë gra dhe vajza në këtë takim them se ky është efekti i parë i kësaj kandidature. Dhe burrave si burre i them, burrin e fortë ne shqiptarët e bëjmë kur dalim nga shpia, por e dini shumë mirë kush është kryeministri kur shkoni në shtëpi. E dini kush është kryetari kur shkoni në shtëpi.
Më tej Rama u shpreh se asnjë vend në Europë nuk e ka parë këtë që po sheh Shqipëria sot, për shkak të opozitës së bashkuar, ndërsa shton se përfaqësuesit e saj e kanë bërë blozë vendin në gjuhë të huaj.
Edi Rama: Asnjë vend nuk e ka parë këtë që po shohin shqiptarët sot. Në asnjë vend në Europë nuk ka ndodh që një opozitë të kërcënojë popullin e vet se do kërcënojë popullin e vet se nuk do votoj. Ka pas edhe në rajon opozita që kanë bojkotuar zgjedhjet, por nuk ka pasur kurrë që të kërcënojë popullin e vet. Ata kanë kaq kohë që e bënë Shqipërinë bloz në gjuhë të huaj.
Ju them gjithë të tjerëve, atyre që protestojnë, që nuk duan qeverinë, atyre që duan që unë të iki, që mendoni si shqiptarë, si demokratë në zemër dhe mendje, mos mendoni si huliganë. Sepse këtë njollë historike Shqipëria nuk mund ta marri në fytyrë nga bijtë e vet, kurrë. Ata nuk kanë për t’ja dalë.
Në përfundim të fjalës së tij, kryeminsitri theksoi se demokracia nuk shkatërrohet pse disa parti të falimentuara nga mendja, nuk marrin pjesë në një palë zgjedhje vendore, përkundrazi ky do të jetë momenti i një ndarje të qartë mes çfarë mund të bësh dhe çfarë nuk mund të bësh.
Edi Rama: Mos kini merak, dhe as mos ketë njeri merak për demokracinë. Demokracia nuk shkatërrohet pse disa parti të falimentuara nga mendja, nuk marrin pjesë në një palë zgjedhje vendore, përkundrazi ky do të jetë momenti i një ndarje të qartë mes çfarë mund të bësh dhe çfarë nuk mund të bësh. Nuk jemi në pyll, jemi në një vend që po e bëjmë dhe do ta bëjmë shtet dhe aty ku ka shtet nuk ka karagjozllëqe, nuk ka cirk me ligjet e shtetit. Nga ana tjetër kur ta marrin mësimin tamam, të parët që do çlirohen të jenë demokratët, se demokratët nuk shterojnë në datë 1 korrik.

Zjarr Tv Ad