Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë vizituar spitalin Univeristar “Shefqet Ndroqi”.
Rama u shpreh se me investimet e bëra, do të zgjerohen shërbimet në Shërbimin e Ri të Kardiologjisë.
“Pas përballimit me sukses të situatës së pandemisë, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, do të zgjerojë shërbimet, me super investimin në Shërbimin e Ri të Kardiokirurgjisë, teksa ka përfunduar edhe investimi në laboratorin ultramodern, pjesë e rrjetit të laboratorëve publikë, me standarde ndërkombëtare” shkruan Rama në postimin e tij.
Ndërsa në fjalën e saj, Manastirliu u shpreh se një doktor nga Gjermania, do të vijë në Shqipëri dhe do të bëhet pjesë e strafit të kardiologjise tek “Shefqet Ndroqi”.
“Një kardiokirurg do të nga afrohet nga Gjermania, doktor Fagu, i cili po bëhet gati për t’u shkëputur nga atje dhe do bashkohet stafit të “Shefqet Ndroqit”. Me një iniciativë shumë të rëndësishme”, tha Manastirliu.




