Rama dhe Zaev për iftar së bashku

0
19

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev janë takuar në Sarajeve. Ata janë ftuar nga homologu i tyre i Bosnjë Hercegovinës për një darkë iftari. Ka qenë Zaev ai që ka dhënë lajmin, duke publikuar edhe një foto në Facebook.

Postimi i Zora  Zaev:

“Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, mora pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ditët e agjërimit të Ramazanit janë një kujtesë se dashuria, respekti, solidariteti, mirësia, dashuria dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj.” shkruan Zaev.

 

Zjarr Tv Ad