Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së bën batuta dhe ironi për Metën:”Iliri ishte? Ilir prit se s’të ka ardhur radha do vi te ty. S’ka gjë më të keqe kur…”

0
33

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS që po zhvillohet tek Amfiteatri i Liqenit Artificial, ka Bërë disa batuta dhe ironi në lidhje me presidentin Ilir Meta.

Kreu i qeverisë nuk dihet nëse dëgjoi dike që vërtet bërtiste apo bëri kinse, por tha: Iliri ishte? Prit se erdha se s’të ka ardhur radha akoma…, duke nënkuptuar akuzat e forta që ka bërë presidenti Meta ndaj qeverisë dhe Ramës, të cilat Rama i ka konisderuar “të bërtitura” apo “çjerrje”.

Rama: E vetmja rrugë është PS, nuk ka tjetër. Këta që na konkurojnë…Iliri ishte? Dëgjova njërin që bërtiti aty. Iliri ishte? Ilir prit se s’të ka ardhur radha do vi te ty. S’ka gjë më të keqe kur shokët i hyjnë alkoolit…

Presidenti i Republikës u akuzua dje nga disa aktorë politikë të maxhorancës që ishte i dehur gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu.

As batutat për Bashën nuk kanë munguar nga kryeministri Rama.

“Luli është çun shumë i mirë, por a ka ndonjë shqiptar qëpo ta marri ndonjë njeri në telefon natën i përgjigjet? Mos i bini natën në telefon se është ora e gjumit”, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad