Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij përmbyllëse për mandatin e dytë, tha se Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme.
Ai tha se Qeveria e re ose “skuadra kampione”, siç e quajti ai do të jetë me energji të reja. E teksa mbylli fjalën Rama falenderoi të gjithë ata që ishin jesë e qeverisë për punën e bërë.
“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme. Jemi skuadër kampione, kemi shumë për çdo rol dhe energji të reja. Ky është në fakt avantazhi ynë i madh përballë rivalëve.
Me shumë mirënjohje për të gjithë ju, për secilin nga ju në këtë qeveri, ju falenderoj për këtë periudhë sfiduese që kaluam në tryezën e qeverisë së Shqipërisë. Ishte nder për të gjithë ne! Shumë faleminderit” u shpreh Rama.



