Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me ligjin e censurës që po kërkon të miratojë në parlament, për të mbyllur mediat kritike ndaj tij. Ai thotë se ligji është konsultuar edhe me OSBE-në. Por ditët e fundit nga OSBE është kërkuar që ky ligj të ndryshohet pasi godet lirinë e fjalës.
Duke e justifikuar si gjoja se po e bën këtë ligj për njerëzit dhe dinjitetin e tyre, Edi Rama është duke përgatitur një ligj edhe për të censuruar rrjetet sociale, e jo vetëm median online.
Për Ramën, e vetmja e besueshme është ERTV-ja e tij. Këto fakte Edi Rama i pranon në një postim në Twitter.







