Rama nga Lezha: Lulit i ka ngelur ora, se zemrekët i ka Saliu

0
29

Nga Lezha, ku celi fushatën për zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste u shpreh se paniku po con opozitën në rrugën e dhunës e jo trimëria. Ndërsa kërkoi nga lezhjanët të shohin se si kanë rilindur bashkitë e drejtuara prej socialistëve dhe krejt e kundërta për ato të drejtuara nga kundërshtarët politikë, Rama akuzoi kryedemokratin Basha, se ashtu si në kohën kur qeveriste Tiranën, ora i ka mbetur në vend. Edhe pse nuk donte t’i përmendte emrin, madje u sigurua ta thotë këtë, Rama tha se Basha vijon ta ketë orën e ngelur, pasi zemrekët i ka Saliu.

“Paniku i con në rrugën e dhunës jo trimëria. Trimat nuk bëjnë dhunë, aq më tepër në një sistem demokratik, ku trimëria matet me kurajon që ke për reforma, që sot nuk mbështeten nga shumë njerëz po janë gjëja e duhur për të nesërmen e shumë njerëzëve. Ne jemi zgjedhur për të udhëhequr, s’kemi të drejtë të ndalojmë duke i shkuar atyre prapa.

A jemi ne më të mirët? Padiskutim jo, po ku vend padiskutim nuk ka parë më të mirë se në. 30 vjet janë boll për këdo, mjaft të kenë sy në ballë e mend në kokë për të parë historinë e këtyre 30 viteve. Si ka qenë historia, ata prish e ne rregullo ata bëj pis e ne pastro. Ata tërhiq vendin pas, ne shty sa kemi mundur para. Ata përca e sundo ne mesa kemi mundur mblidh e bashko, ata fut njerëz në piramida, zhyt vendin në borxhe, ne laj borxhet e tyre. Ata bam e bum me baltë e zjarr aq sa, sa herë shfaqen në ekran duhen larguar fëmijët nga televizori, e për fat të keq jo gjithmonë ia kemi dalë. Kujtoni shprehjen: Po fjete me qenin, gdhihesh me pleshta. Kujtoni pak Tiranën në të dyja kohët e tyre. Kur ky që ka marrë rrugët drejtonte Tiranën, sahati nuk punonte. As atë nuk e shihte se i kishte ngel ora, e vijon ta ketë të ngelur, se zemrekët i ka saliu si ka, e më falni që i përmenda emrin se s’dua t’i përmend emrin atij. Shikoni Bashkitë që kanë drejtuar ata, shikoni Shkodrën e kanë qeverisur për 30 vjet, për 4 vjet ne bëmë në Vlorë,atë që ata se bënë për Shkodrën për 30 vjet. Sepse janë dembelë e të paaftë.

I mençur e kokëderr, i përkushtuar e i vendosur për ti shkuar punëve deri në fund, por mbi të gjitha i lidhur me njerëzit, me territoret këtu. Unë e di mirë se cfarë më pret me këtë zotëri. E di mirë, vetëm ankesa dhe kërkesa, por asnjëherë një ankesë apo kërkesë personale. Gjithmonë, ashtu si edhe deputet, ankesa e kërkesa për Lëzhën. “ u shpreh Rama.

 

Zjarr Tv Ad