Rama preu shiritin me vëllanë e tij Erdogan, sot spitali i Fierit me dyer të mbyllura, punime të papërfunduara dhe…

0
192

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të FIerit, ishte si një lloj basti midis Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Erdogan. Rama nuk e besonte se spitali mund të ishte gati para Zgjedhjeve, ndërsa Erdogan dërgoi inxhinnierë dhe punëtorë për t’a ndërtuar sa më shpejt spitalin.

Stafi i spitalit Rajonal i Fierit, pritet të jetë një staf menaxherial turk, ndërsa do të ketë edhe infermierë dhe mjekë shqiptarë të punësuar.

Ditën e djeshme, u bë inagurimi i spitalit Rajonal të Fierit, ku ishte prezent Kryeministri shqiptar Edi Rama, Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, disa përfaqësues nga Turqia dhe Presidenti i Turqisë Erdogan, në një lidhje direkte.

Në ditën e inagurimit, u vu re një prani e madhe jo vetëm e personaliteteve shtetërore, por edhe qytetarëve.

Ndërsa sot një ditë pas inagurimit, ambienti para spitalit Rajonal të Fierit, duket i zbrazët në krahasim me ditët e kaluara. Dyert e spitalit janë të mbyllura dhe ende vijojnë punimet, ndërkohë që para sheshit kryesor janë vetëm rojet bashkiake.

Rruga e cila të çon tek spitali i inaguruar ditën e djeshme, vijon të jetë e amortizuar dhe janë vënë sinjalistika treguese vetëm tek rrethrrotullimi.

 

Zjarr Tv Ad