E premte, Prill 17, 2026
Ballina Aktualitet Rama publikon pamje nga ‘Sheshi Shqiponja”, ja si duket pas hapjes së...

Rama publikon pamje nga ‘Sheshi Shqiponja”, ja si duket pas hapjes së tunelit numër 4

0
274

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ”Sheshi Shqiponja”, ku po vijojnë punimet për hapjen e rrugës.

Rama shkruan bashkëngjitur videos se pas hapjes së tunelit 4, që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, pritet që të hapet edhe tuneli numër 3.

Hapja e këtij tuneli do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit.

Pas hapjes së tunelit Nr.4 që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit Nr.3 i cili do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në proces”,- shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad